Ndryshime janë bërë në drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ngjarjen në Zvërnec, ku një qytetar u tërhoq zvarrë gjatë protestave kundër ndërtimeve turistike në këtë zonë.

Burime bëjnë me dije se Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Më herët, ai mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë.

Ndreu zëvendëson Elidon Çela, i cili u pezullua nga detyra pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në zonën e Zvërnecit.