Një person është plagosur me thikë në Vlorë ditën e sotme.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Albano Meçorapaj, i cili është dërguar nga Novosela në spitalin e Vlorës.

Ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar vendin e krimit.