26-vjeçari shqiptar Atjon Lopçi. që u godir ditën e premte me thikë nga dy persona, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai humbi jetën gjatë natës në spital në Romë, pasi u godit me thikë në rrugë.

I riu u godit me thikë gjatë një sherri me dy persona, në zonën Ostiense, të cilët më pas u larguan.

Mediet e vendit fqinje bejne te ditur se i riu u godit në shpatull edhe në bark. Mediat italiane raportojne se 26-vjeçari i plagosur më pas është zvarritur për të dalë pranë sheshit Gazometro ku dhe është marrë për t’u dërguar në spital.