Kristian Marku është 30-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas Policisë, i riu është qëlluar teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij.
Mësohet se Marku ka precedentë të mëparshëm për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.