Këngëtarja, Enca Haxhia ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të.

Enca ka zgjedhur që ceremonia e kësaj dite të zhvillohet në Dubai, në një vend luksoz.

Në “Instasytory”, Enca ka publikuar pamje të shumta nga festa e “çmendur”, ku feston me shampanjë.

Ndërkohë miqtë e saj shfaqen duke mbajtur në duar fishekzjarrë teksa kërcejnë.

Gjithashtu këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me një fustan me dekolte të hapur, ku në duar mban një buqetë të madhe me trëndafila.

Miss Ditëlindja. Duke festuar këtë ditëlindje në vendin tim të ri të preferuar”, shkruan Enca bashkëngjitur kësaj poze.