Vetëm pak ditë më parë Enca Haxhia festoi pasi arriti 1 milionë ndjekës në Instagram. Por duket se ka ardhur koha ti lër stafetën një tjerët këngëtar, përdorues i Instagramit.

Bëhet fjalë për Fatmir Sufën, i cili në fakt nuk është shumë i njohur në ekranet shqiptare, edhe pse shifrat e Instagram-it tregojnë krejt të kundërtën. Vetëm pak ditë më parë, Fatmir Sufa ka festuar me ndjekësit e tij arritjen e shifrës së 1 milion fansave. Arritjen e këtij rekordi ai ka zgjedhur ta festojë si  Dan Bilzerian.

Klipet e tij kanë arritur shifra mbi 1 milion e gjysmë klikime apo edhe mbi 4 milionë e gjysmë, në rastin e këngës “Cak Pak Hopa-Hopa” apo "Jeta Osh Qef".