Princ Leka është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të vazhdojë jetën e re.

Princi ka gjetur një tjetër dashuri dhe gjërat mes tyre tashmë janë serioze. ‘Panorama’ raporton se prej disa javësh, ai dhe fotografia disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton.

Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira.

Madje, pas shumë muajsh që dyshja fshihej nga sytë e kureshtarëve, tashmë ata e kanë formalizuar lidhjen, duke qenë së bashku edhe në aktivitet që organizohen në nivele mbretërore.

Princ Leka mori pjesë në një event bamirësie në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princesha Victoria.

Në këtë event Princi është shoqëruar nga e dashura e tij e re, fotografja Blerta Celibashi.