Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është kleriku turk, Fethullah Gulen.
Turqia e fajëson Gulenin për përpjekjen për grusht-shteti, në muajin korrik. Nga ana e tij, Gulen, i cili jeton në Pensilvani që nga viti 1999, ka mohuar çdo përfshirje.
“Nëse SHBA është aleati ynë strategjik dhe partneri ynë në NATO, atëherë nuk duhet të lejojë një terrorist si Guleni të drejtojë organizatën e tij”, tha Erdogan në një intervistë për agjencinë “Reuters”.
Uashingtoni ka thënë se do ta ekstradojë atë nëse Turqia sjell prova kundër Gulenit.





