Lideri turk, Recep Tayyip Erdogan, pak para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se dy vendet janë mike me njëra-tjetrën. “Ne jemi miq me Greqinë për shumë dekada”, tha Erdogani.

Dy liderët pritet të takohen në samitin e OKB-së, që organizohet nesër në New York, për të diskutuar mundësinë e rifillimit të bisedimeve midis dy vendeve, me qëllim ruajtjen e klimës së mirë, qetësisë dhe dialogut.

“Ne jemi miq me Greqinë për shumë dekada. Kurrë nuk kemi luftuar kampe kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Erdogan gjatë një interviste me Shërbimin e Transmetimeve Publike për shitjen e avionëvre F-16.

Ankaraja nuk do të ndikohet nga presioni i Kongresit të SHBA-së apo ndonjë zyrtari të tij për çështjen e shitjes së F-16, tha presidenti turk.