TIRANE – Enti Rregullator i Energjisë miratoi me 5 vota pro heqjen e liçencave të operatorit çek CEZ, për shpërndarjen dhe furnizimin publik me pakicë të energjisë elektrike. 

Bordi i ERE-s miratoi me konsensus të plotë dhe dëmet që kompania CEZ i ka shkaktuar shtetit shqiptar. Ndërkohë në mbledhjen e sotme, ish-kreu i OSSH-së Sait Dollapi është zgjedhur në postin e administratorit shtetëror. 

Në 18 janar bordi i ERE-s zhvilloi seancën dëgjimore me kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin e administratorit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Mes 6 kandidaturave për këtë post, një pjesë kanë qenë në pozicione drejtuese në KESH, si ish-kreu i OSSH deri në privatizim, sot drejtor i Ujësjellës Tirana, Sait Dollapi, ish-nëndrejtori i KESH-it Genc Gjergjani dhe Agron Sesesi si dhe Rezart Isufi, Artan Topi, Onorina Jata.