TIRANE– Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendosë sot për heqjen e licencës së kompanisë “CEZ Shpërndarje”.

Në një njoftim të saj, ERE thekson se mbledhja e bordit do të zhvillohet në orën 10: 00, ku do të vendoset për heqjen e licencave të CEZ-it, për shpërndarjen e energjisë dhe furnizimin me pakicë.

Gjithashtu, ERE pritet të publikojë sot edhe emrin e administratorit të ri shtetëror i cili do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca ti kalojë një subjekti tjetër.

Në mbledhjen e kaluar ERE mori në shyrtim 5 kandidaturat për vendin e administratorit që do të marrë menaxhimin e kompanisë CEZ shpërndarje. Pesë kandidaturat për postin e administratorit janë ish-drejtori i OSSH, Sahit Dollapi,  Rezart Isufi, Genc Gjeorgjani, Artan Topi dhe Agron Seferi.

Gjithashtu ERE ka miratuar edhe rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionoj CEZ  nëse i hiqet licensa.

Rregulloja përmban sa do vazhdojë  administrimi i CEZ nga një administrator deri sa të gjendet një zgjidhje.  Sipas rregullores brenda 10 ditëve administratori merr në dorëzim kompaninë dhe më pas duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës.