Ermal Meta ka shënuar një tjetër super sukses dhe s’mund të na bënte më krenarë. Këngëtari shqiptar do performojë në ceremoninë e hapjes së kampionatit europian dbe do ngjitet i pari në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s. Ai do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana” dhe u publikua disa muaj më parë.

Po ashtu, në skenë do ngjitet edhe Andrea Bocelli që do të interpretojë “Nessun Dorma”, i shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

Ceremonia zyrtare do të mbahet ditën e nesërme në orën 19:00 kurse ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.