Sot në mbrëmje në televizionin Klan, starton emisioni i Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”. I ftuar do të jet ish- kryeministri Sali Berisha, për të cilin Ermali ka pregatitur disa pyetje plot humor.
Në promon e transmetuar tashmë, ai i drejton disa pyetje Berishës që kanë të bëjnë edhe me kundërshtarët e tij politikë dhe me ish-aleatët. Një ndër to është ajo për Ilir Metën.
Ermali e ka pyetur nëse e ka puthur ndonjëherë atë, por ja si përgjigjet Berisha: “Burrat si rregull nuk puthen, por ka edhe përjashtime.
Këto janë disa pyetje të tjera pikante të cilave Berisha do t’i japë përgjigje për publikun mbrëmjen e sotme:
PYETJE NGA POLITIKA
– Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?
– Baci Sali ç’ndodhi me Lazaratin?
– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t’i kesh mundësitë që të fitosh prapë?
– Zoti Sali vetëm Lulin hiqe nga posti se la nam, është kot fare.
– Doktor … a do e shëronit Edin po t’i binte infarkt në Parlament?
– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?
– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në “Dance with me”.
– Pse ngele t’u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .
PYETJE PRIVATE
– Ke marrë ndonjë lekë që ke ardhë këtu tek Ermali?
– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?
– Sa femna ke pas?
– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?
– A shef filma erotikë?
– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?
– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?
– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?
– Sa femra keni pëlqyer gjatë jetes suaj?
– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?
– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?
– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!





