Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP’, Ols Abazi, ka qenë së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku ka komentuar katër finalistët e BBV 5.

Sipas tij, Mateo, Selin dhe Rogerti e kanë kapur finalen e madhe me Mirin. Ai shton se secili prej tyre e meriton fitoren, por më shumë Miri.

Abazi shprehet se këngëtari i njohur ka treguar fisnikëri dhe qytetari.

Pjesë nga intervista:

Unë mendoj se të gjithë e kanë kapur finalen me Mirin. Në këtë finale me Mirin e kapur Mateo, Rogerti dhe Selin.

Këtu dalim te pyetja që ti mendon se e meriton Miri?

Secili prej tyre e meriton në fund të ditës, e them sinqerisht këtë. Por për disa arsye plus, e meriton Miri. Mua më duket një djalë fisnik, një djalë qytetar dhe i pjekur. Është një artist që bashkë me “West Side Family”, me çunat, me të jashtëzakonshmin Flori, kanë krijuar një ngjyrë totalisht të veten në këngën shqiptare dhe në artin shqiptar.