Mbrëmjen e djeshme, mediat greke bën me dije lajmin tragjik të vdekjes së 50-vjeçares shqiptare, e cila u copëtua duke pastruar një grirëse mishi në një kasap në Messolongi.

Ngjarja ndodhi para syve të vajzës së saj.

Një mesazh optimizmi dhe force është postimi i fundit i bërë nga 50-vjeçarja e ndjerë në rrjetet sociale pak para vdekjes së saj tragjike.

Siç kishte shkruar në gjuhën shqipe: “ Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.

Policia, në kuadër të hetimeve, ka vijuar arrestimin e pronarit të dyqanit ku mbeti i vdekur të premten mbrëma 50-vjeçarja.

Sipas policisë, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vdekjen e nga pakujdesia.