Aktorja e njohur argjentinase, Eugenia China Suarez, ka shkaktuar një telenovelë të vërtetë këto ditë, ku është përfshirë sulmuesi Mauro Icardi.

Por, kjo nuk është lidhja e parë që ajo ka bërë me një futbollist, pasi dhe më herët ka pasur romanca me Rodrigo De Paul.

Sipas asaj që raporton “Los Angeles de la manana”, ish-lojtari i Udinese, sot te Atletico Madrid, ishte magjepsur pas aktores bukuroshe.

Orët e fundit kishte nisur të qarkullonin thashethemet se De Paul dhe gruaja e tij po ndaheshin pikërisht për flirtimin me aktoren, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga palët.