Fanela kuqezi e femrave pësoi një tjetër turpërim, këtë herë edhe më të madh pasi ato që na japin një leksion ofendues janë serbët. Jemi në hapat e parë të futbollit të femrave por shifra të tilla janë të papërtypshme. Në sfidën e vlefshme për kualifikueset Euro 2017 për 19 vjeçarët, vajzat e Nevil Dedes pësuan humbjen e radhës me shifra të ekzagjerua.
9 gola e kthyen ndeshjen derbi në “Selman Stërmasi” në një stërvitore që lë shije të keqe. Në pjesën e parë përfaqësuesja serbe shënoi 2 gola ndërsa në të dytën shfrenuan ofensivën e tyre duke shënuar dhe 7 gola të tjerë. Pas humbjes kundër Skocisë (11-0) kjo është humbja e dytë në po kaq ndeshje.





