8korrik 2015 – Niki Lauda, Presidenti i Nderit i Mercedesit, ka “thumbuar” Ferrarin në një intervistë për gjermanen ‘Bild’.Duke komentuar rezultatin e garës që u zhvillua në Silverstone të Britanisë së Madhe, ku ferraristi Vettel u ngjit në podium vetëm falë shiut që ngadalësoi dy pilotët e Williams-it, ish-piloti austriak tha se Botërorin e Formulës 1 nuk e bën të mërzitshëm Mercedesi duke fituar çdo garë, por skuderia italiane që nuk është në nivelin e duhur.
“Nuk dua të dëgjoj më për një Formula 1 të mërzitshme. Në vend që të ankohen, skuadrat e tjera duhet të punojnë më shumë për të bërë makina më të shpejta. Çfarë faji ka Mercedesi nëse Ferrari bën vetëm makarona dhe jo makina të mira”, tha Lauda.
F1, Lauda ironizon Ferrarin: Bëjnë vetëm makarona, jo makina
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përplasen 2 makina në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë: Qytetarët përballen me një sistem larg standardeve evropiane
Dënohet me 2 vite burg ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, favorizoi baxhanakun për një përfitim prej 732 mijë eurosh
Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim, Apeli i Posaçëm lë sërish në burg Ilir Metën





