Gjithçka që pritej të ndodhte u konkretizua edhe pas 53 xhirove të garës për Çmimin e Madh të Monzas, në Itali.Dy pilotët e Mercedesit “fluturojnë” dhe nuk tregojnë aspak mëshirë as në pistën e të zotëve të shtëpisë, “kokëkuqeve” të Ferrarit, që ashtu siç ishte parashikuar arrijnë gjithsesi të ngjiten në podium. Britaniku Lewis Hamilton e nis keq garën, teksa parakalohet nga dy makinat Ferrari dhe përfundon në vendin e pestë përpara se t’i drejtohej kthesës së parë të pistës, por në fund të garës ia del mbanë të renditet i dyti, pas krahëve të gjermanit Nico Rosberg, shok skuadre me të cilin po këmbejnë vendet nga gara në garë.Gjermani i Mercedesit fiton garën e 21-të personale e tashmë renditet me vetëm 2 pikë më pak se kolegu i tij rival, Hamilton. Ndërkohë, Vettel siguron vendin e tretë, sa për të ngushëlluar disi ata qindra e mijëra tifozë të Ferrarit që më shumë se kudo tjetër, në Monza shihen gjithnjë të entuziazmuar.Raikkonen renditet pas krahëve të shokut të tij ferrarist, për t’u pasuar më pas nga Ricciardo, Bottas, Verstappen, Perez, Massa dhe Hulkenberg, i cili mbyll edhe 10-shen e pilotëve në zonën e pikëve të kësaj gare.
F1, Mercedes “fluturon” edhe në Monza. Vettel në podium
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksidentoi për vdekje dy miturit në Durrës, Nikoll Radaçi njihet me masën e sigurisë. Ja si sillet brenda kafazit të xhamit (VIDEO)
Rusia paralajmëron për aktivitetet e NATO-s në Arktik dhe rrezikun e përshkallëzimit të situatës
Balluku merr pjesë në homazhet për “5 Majin”: 28 mijë dëshmorët janë udhërrëfyes për vendin!
Tërmeti 4.2 ballë godet Kretën, ja ku ishte epiqendra





