Disa shkencëtarë kanë arritur në përfundimin se përdorimi i rrjetit më të madh social në botë Facebook i bën njerëzit të pakënaqur. Për çdo gjë është fajtore ndjenja e zilisë, e cila i lind shumicës së përdoruesve, kur shikojnë fotografi dhe statuse të ndryshme në faqen e të rejave.

Duke punuar mbi studimin e titulluar "Zilia në Facebook: një kërcënim i fshehur për cilësinë e jetës së përdoruesve" shkencëtarët zbuluan se njerëzit që e përdorin pak ose nuk e përdorin fare rrjetin social, e ndjejnë vetën shumë herë më të lumtur se sa përdoruesit aktivë të rrjetit social më të përdorur në botë”,- njofton agjencia Reuters.