Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur “bandë” qeverinë që e akuzon për vjedhje dhe shkaterrimin e financave publike, lidhur me financat e bashkive që janë në prag të falimentimit.

“Kjo ka shkalluar cdo parim kushtetues dhe jeni njohur me situatën dramatike që ka dalë për situatën financiare të bashkive që porej 3.5 vite qeverisen nga një parti e vetme. Nuk gjeje një vend as në Afrikë që mos ketë një këshilltar opozitar, vetëm në shqipëri ka ndodhur. Këta kanë fryrë administratat për të blerë votat, kanë kryer vjedhje pa fund sepses ka pasur kush I denconon dhe kanë shkatërruar financat e bashkive. Këta po shtrojnë administratën , patronazhistët, bëjnë gjithçka për të blerë votat. Tani shpikin administratorët që janë të emëruar të partisë.

Reforma administrative gjoja ishte për të shkurtuar administratën , ndodhi e kundërta tani është situata katastrofike. Është rritur numri i administratës me ca ishte dhe ca është bërë është vjedhur. Hiprokrizi e madhe dhe gjendje e rëndë e menaxhimit të bashkive. Më pas ujësjellësat janë një piramidë tjetër, aty është një një situatë e ngjashme me këtë të inceneratorëve.“, tha Meta.