Çifti britanik, Tess dhe Chris Giddings e dinte që në fillim të krijimit të familjes së tyre se kur të bëheshin me fëmijë, ata do të ishin me ngjyra të ndryshme, por nuk prisnin që fëmijët të mos i ngjanin fare njëri-tjetrit.

Dy fëmijët e tyre janë biond e me lëkurë të bardhë, kurse dy të tjerë me ngjyrë të errët dhe nuk kanë pothuaj asnjë ngjashmëri mes njëri-tjetrit. 

Kur Tess dhe Chris Giddings vendosën të krijojnë një familje, ata e dinin që do të jepnin një kontribut për Britaninë multikulturale.

Por ata nuk prisnin që fëmijët e ngjizur nga një bionde me sy blu dhe një bashkëshort me ngjyrë të zezë, thuajse do mbulonin çdo spektër të ylberit inter- racial.

Chris thotë: “Jemi si një kuti me çokollata. Kemi të zeza, kafe, të bardha”.

Madje për njërën nga vajzat, Amiah, bukuroshen kaçurrele, ata menduan se ua kishin ndërruar në spital.

“Është kaq gjë e bukur të kesh fëmijë që janë të ndryshëm. Të gjithë janë të mrekullueshëm dhe i duam shumë,”-thotë Tess.

Chrise, 33 vjeçar, i lindur në Britani të Madhe dy vjet pas ardhjes së prindërve të tij emigrantë nga Kenia dhe 24 vjeçarja Tess thonë se nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës së fëmijëve, por lumturia që ata i sjellin familjes. 

Çifti të paktën në dy raste mendoi mos bëhet fjalë për farë përzierje të foshnjave pas lindjes, mirëpo testet e ADN-së dëshmuan se ata janë 100% fëmijët e tyre.