Një 53-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Sellcave në Bilisht. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, bëhet e ditur se shtetasi Artan Arapi nuk ishte kthyer në banesë.
Pas lajmërimit të familjareve policia menjëherë ka nisur kërkimin dhe vetëm mëngjesin e sotëm është gjetur pranë rezervuarit te Sellcave.
Dyshohet qe 53-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht. Aktualisht trupi i pajetë ndodhet në morg.