Fansat janë të zemëruar me këngëtarin Justin Timberlake e kjo për shkak se ai ka anuluar koncertin në Ohio në SHBA në momentet e fundit.
12 minuta përpara se të niste koncerti këngëtari ka anuluar shfaqjen e planifikuar me arsyetimin se kishte probleme shëndetësore.
“Më dhemb t’iu zhgënjej ju dhe ekipin tim që punoi kaq shumë për të realizuar këtë shfaqje. Dua t’iu siguroj, se biletat do të rimbursohen. Ju dua të gjithëve”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Reagimet ishin të shumta ku fansat reaguan me komente të ndryshme drejtuar këngëtarit të njohur. Disa prej tyre e gjykuan të padrejtë faktin që këngëtari vendosi të merrte këtë vendim në momemtet e fundit dhe thonë se ai duhej ta kishte bërë si njoftim më përpara.
Këngëtari pritet të realizojë më shumë se 20 shfaqje gjatë një periudhe 4-mujore, duke filluar më 25 Mars.