FBI-ja ka këshilluar këdo që të mbulojë kamerën e kompjuterit në mënyrë që të mos bjerë pre e përgjimeve.
Ekspertët e sigurisë sqarojnë se lënia e kamerave hapur i jep mundësinë hakerave dhe kujtdo tjetër që të shohin se çfarë bëjnë përdoruesit.
Një arsye domethënëse është fakti që vetë themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zukerberg, u shfaq së fundmi në një foto ku duket qartazi se kamera e tij në “MacBookPro” është gjithashtu e bllokuar, shkruan britanikja “The independent”.
“Lënia e kamerës hapur na vë përballë rrezikut të ndërhyrjes kompjuterike, me rrezik të mëtejshëm që materiali i regjistruar të përdoret për kërcënime apo shantazh”, tha drejtori i FBI-së, Xheims Komei.





