Dy armë zjarri janë gjetur në një banesë të mbyllur në Pogradec nga disa fëmijë të cilët po luanin.

Bëhet fjalë për dy pushkë, të cilat janë model 56 me kalibër 7.62 mm.

Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë dhe uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes.

Banesa ku u gjetën pushkët është e mbyllur prej disa kohësh dhe nuk jeton njeri. Pronari i shtëpisë prej disa vitesh jeton në Angli.

Dyshohet që armët të jenë hedhur në oborrin e shtëpisë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një banese aty pranë për të parë nëse është e mundur të identifikohet poseduesi.