Kryeministri Edi Rama ka mbledhur disa përfaqësues nga protestuesit fermerë të Lushnjes që ishin sot jashtë Kuvendit, për të biseduar me ta dhe për të dëgjuar problematikat e tyre.

Rama sapo zbriti nga makina, u ndal te fermerët dhe kërkoi në takim disa përfaqësues të tyre.

“Kush janë disa prej përfaqësuesve tuaj, hajdeni brenda të bisedojmë, se të gjithëve nuk ju takoj dot. Të vijë dhe ai që kishte nrgritur dy gishtat”, tha Rama.