Ish-këngëtari Feronit Shabani, i njohur si Fero, është martuar ditën e djeshme.

Ai i ka dhënë fund beqarisë dhe e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale. Edhe pse është distancuar nga jeta publike, Fero ka publikuar një foto nga ceremonia, duke mos e zbuluar portretin e partneres.

Të sapo martuar”, ka shkruar Fero mbi foto.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë të quajtur Nina.

Lajmin se ishte në prag të martesës Fero e dha pak ditë më parë, duke mos zbuluar detaje, por duke thënë se partnerja e tij i përket të njëjtit besim si ai.