Një makine Ferrari e kuqe është fotografuar sot në Tiranë duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Fotoja është bërë pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, në një vend ku normalisht nuk lejohet parkimi.

Pranë saj ka edhe makina të tjera luksoze të parkuara.

Sipas raportuesve, kjo situatë ndodh shpesh në këtë zonë, ku makina luksoze parkojnë përditë aty ku nuk lejohet dhe kurrë nuk gjobiten.