Në kodrat e buta të fshatit Arapaj, me pamje nga lindja, në një sipërfaqe prej 40 hektarësh shtrihen vreshtat me rrush të Kantinës më të famshme Shqiptare “Skënderbeu”.

Është stina kur fruti po vilet nga hardhitë që janë mbushur me varitete cilësore të rrushit të bardhë e të zi. Aroma e rrushit të pjekur dhe nektari i tij janë shpërndarë në vreshtat e kodrave, ndërsa të ftuar të shumtë janë pjesmarrës në vitin e dytë të festës së vjeljes së prodhimit. Të ftuarit kanë shijuar përgjatë gjthë pasdites së shkuar verërat cilësore të prezantuara me shumë elegancë.

Në banketin e shtruar për shumë të pranishëm, biznesmenë, enologë, politikanë, por edhe shijues të mirë të këtyre produkteve, është vënë re këmbëngulja e madhe që investitorët vendas po bëjnë në drejtim të bujqësisë, duke zhvilluar ato sektorë që dekadat e fundit kanë qënë nën hije, siç është edhe kultivimi i vreshtave.   

Përgjatë gati një shekulli nga ndërtimi i kantinës “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, konjaku i famshëm “Skënderbeu” njihet për famën e tij brenda e jashtë vendit.  Po kaq cilësore janë edhe verërat  e kësaj kantine.

Prodhimet janë të mbara e cilësore këtë vit, falë punës dhe vëmendjes së shtuar e të pakursyer nga specialistët e vreshtarisë. Vreshti i Kantinës më të vjetër në Shqipëri “Skënderbeu”, për të dytin vit me radhë ka mbledhur dashmirës të shumtë jo vetëm të verës, por personalitete nga fusha të ndryshme për të shijuar produktet e një investitori vendas. Pavarësisht se vreshti ka dy vjet që ka dalë në prodhim, të gjitha llojet e verës të prodhuara nga kantina “Skënderbeu” janë konsideruar  të një cilësie të shkëlqyer.

Enologu i kantinës Endrit Bajro, tregon për markat e verës që prodhohen në kantinën më të famshme në tregun vendas dhe të huaj, por edhe për investimet e mëdha që janë kryer në modernizmin e kësaj kantine.

“Varietet e Italisë së Jugut, të Italisë së Mesme duke përfshirë edhe varietet e Bordosë, jan kultivuar me sukes në këtë vresht, si Montepulciano, Negroamaro, Moskat, Chardonnay, Resling ,Merlot, Sangiovesse, Cabernet sauvignon, Trebiano, Primitivo etj.

 

Këtë vit risi është zëvendësimi i makinerive teknologjike të vitit 2016 në të gjtha proceset e prodhimit të verës. Jo vetëm që na ndihmojnë në përpunim e sasive të mëdha, por edhe në cilësi të lartë.

Kantina ka qënë krenaria e shqiptarëve dhe Lorenc Gjoni, Drejtori Ekzekutiv i dhomës Amerikane të Tregtisë deklaron se ka një përshtypje shumë të mirë që në pamjen e pare, sapo ka shkelur. “Çdo investim është i rëndësishëm dhe i uroj sukses në tregtimin e verës në të gjithë Botën”.  

Vreshti është një vepër agronomike dhe inxhinierike gjithashtu, me një peizazh të bukur i cili mrekullon çdo vizitor vendas dhe të huaj. Produktet e kantinës së pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” prezantojnë denjësisht agrobiznesin shqiptar në botë. Numri i punonjësve shkon rreth 60 persona dhe në periudhën e vjeljes së produktit punësohen edhe rreth 100 punonjës sezonalë.

INFO MBI KANTINEN “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”

Themeluar në vitin 1933

Periudha ku kantina mori hov të madh, njihet gjatë kohës sëkomunizmit, e vetmja kantinë në vend e cila eksportonte verë në vendet e huaja, si dhe një nga produktet e krenarisë së kësaj kantine, por dhe gjithë Shqipërisë, konjaku i famshëm “Skënderbeu”.

Po ashtu ishte dhe është kantina më e madhe në Shqipëri, për sa i përket grumbullimit dhe përpunimit të rrushit, si dhe pikë referimi për të gjitha kantinat e tjera të cilat prodhonin në atë kohë produkte.  

Privatizimi në vitin 2001

Qysh nga 2001 janë kryer investime të shumta, me modernizimin e makinerive të ndryshme si dhe një superinvestim në vreshtat që ndodhen në Arapaj. Në këto 5 vitet e fundit (2010-2016) në kantinë pothuajse është kryer një ndryshim rrënjësor në makineri moderne, procese teknologjike bashkëkohore dhe si rezultat ka një produkt mjaft cilësor dhe të denjë për tregun vendas dhe të huaj.

Vreshtat me një sipërfaqe rreth 40 hektare në zonën e Arapaj-Durrës, të gjitha këto janë funksion  të  kantinës, me varietet rrushi të cilat janë risi për vreshtarinë shqiptare, duke parë që janë fidanë të cilat janë me origjinë nga Italia e jugut dhe ajo e veriut dhe janë përshtatur në mënyrën më të mirë në vresht. 

Kapaciteti i depozitimit është rreth 15.000.000 litra (më i madhi në vend).

Kapacatiteti prodhues-imbotilues afërsisht 3.000 shishe në orë ( më i madhi në vend).

Vendet ku eksportohet: Amerikë, Slloveni, Poloni, Kosovë,Maqedoni, Bullgari, Rumani, Kroaci, Mali i Zi Greqi, Serbi.

Verëra,varietet që prodhohen:

Primitivo (Verë e kuqe ,prodhuar me rrushin primitivo të kultivuar në vreshtat e kantinës  pranë zonës Arapaj Durrës).

Cabernet Souvignon (verë e kuqe, prodhuar me rrushin me të njëjtin emër kultivuar në vreshtat e kantinës  pranë zonës Arapaj Durrës).

Melodi(verë e bardhë,vprodhuar me varietetin Chardonnay nga vreshti Arapaj Durrës).

Doruntine (Verë e Bardhë, prodhuar me varietetin Moskat, nga vreshtat e kantinës në zonën e Arapaj Durrës).

Rose(Verë rose prodhuar nga mishele e varieteteve të vreshtit). 

K.H.