Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer në atdhe për festa.

“DurrësLajm” sjell të dhënat e hyrje-daljeve nga Porti i Durrësit, nga data 31 dhjetor 2020 deri më 2 janar 2021, ku ka pasur 3689 pasagjerë në total dhe 1310 mjete.

Datë 31.12.2020, linja ka funksionuar vetëm në hyrje. Me tragetet “Francesca” dhe “Rigel VII” të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti “AF Claudia” i linjës Ankona-Durrës, janë përpunuar 1,363 pasagjerë 642 mjete.

Datë 01.01.2021, linja ka funksionuar vetëm në dalje. Drejt Portit të Barit (Itali) kanë lundruar dy tragete, “Francesca” dhe “Rigel VII”, janë përpunuar 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.

Datë 02.01.2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjellas dhe janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

Për oraret e trageteve mund të informoheni në: https://bit.ly/2X6AmxC