Botërori “Katar 2022”, mund të ndryshojë datën e fillimit të saj, siç bëhet me dije nga media argjentinase “Diario Ole”.

Kur vetëm tre muaj na ndajnë nga fillimi i kompeticionit më të madh futbollistik në planet, FIFA mund të ndryshojë datën e fillimit të saj, duke e çuar nga e hëna e 21 nëntorit, në të dielën e datës 20.

Kjo gjë vjen si pasojë që shteti organizator të zhvillojë ndeshjen hapëse, nga tradita e krijuar në “Gjermani 2006”.

Propozimi është që sfida Katar-Ekuador të luhet në 20 nëntor, në orën 14:00, ndërsa sfida tjetër e grupit A, midis Holandës dhe Senegalit, të luhet në 21 nëntor, në orën 11:00.

Siç thekson “Diario Ole”, për t’u aprovuar ky propozim, anëtarët duhet të votojnë. Këtu përfshihen, Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino dhe Presidentët e gjashtë Konfederatave (UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, CAF, AFC dhe OFC).