Fifi është një nga këngëtarët më të dashura të publikut shqiptar. Ajo kaloi disa ditë në “Big Brother VIP” ku përjetoi një histori të shkurtër, por të bukur dashurie me Granitin.

Ndarjen prej tij, këngëtarja nuk e përjetoi mirë.

Por mesa duket, Fifi tashmë është e plotësuar edhe në dashuri.

Ajo postoi një video në Instagram ku shihen duart e saj të kapura nga një mashkull, që vazhdimisht i ledhaton ato përgjatë udhëtimit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Fifi ka thënë se është shumë e lumtur dhe e plotësuar dhe sot sapo tregoi dhe arsyen!