Big Brother Vip ka nisur me shumë rrëfime vipash.

Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me prapaskena të shumta që kanë kaluar përgjatë karrierës së tyre.

Teksa u pyet nga banorët e tjerë, Fifi nisi të tregojë mënyrat se si mund të grumbullosh të ardhura ndërsa je këngëtare.

‘’Më kanë vjedhur një këngë, dhe është shumë e shëmtuar. Nëse personi nuk do të kishte të ardhura do ja jepja falas vetë, por ja që zgjodhi ta vidhte. Nejse unë u ndjeva krenare që e kishin marrë, po të më kishin pyet të paktën ’’,- tha ajo.

Në bisedë e sipër, duke diskutuar çdo ‘’të fshehtë’’ të botës së artit, Fifi pranon se në karrierën e saj ka ndodhur edhe që t’i vidhet një produksion muzikor.