Një imazh i përgjakur erdhi nga Filipe Luis në përfundim të ndeshjes së luajtur mbrëmë, mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, e cila përfundoi në barazimin 1-1 në “Camp Nou”.
Mbrojtësi brazilian i Atletico Madrid ka postuar në Instagram një fotografi të këmbës së tij të djathtë, me një plagë të përgjakshme, të shkaktuara nga ndërhyrja e Luis Suarez gjatë lojës.
Sulmuesi uruguajan i Barcelonës bëri një ndërhyrje të vonë, në minutën e 84-t, në të cilën goditi me taka mbi këmbën e lojtarit kundërshtar. Arbitri i takimit, Fernandez Borbalán, e paralajmëroi uruguajanin për veprimin.





