14shtator 2015 – Kryebashkiaku i ri i Kukësit denoncon në prokurori paaradhësin e tij për abuzime me fondet. Bashkim Shehu, i zgjedhur më 21 qershor nga PD-ja, akuzoi për "shpërdorim detyre” ish-kryebashkiakun Hasan Halilaj. Padia është bërë pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Auditi i brendshëm i Bashkisë Kukës, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh.

Këto shkelje kanë të bëjnë me procedurat e transferimit të klubit të futbollit në shoqëri aksionere, financime të pajustifikuara të bëra nga Bashkia e Kukësit për llogari të Futboll Klub Kukësit sh.a dhe shpenzime të të ardhurave për FK Kukësin.

/portali DurresLajm/