Kim Kardashian deklaroi se do të ndjekë studimet universitare. 36-vjeçarja ka përfunduar vetëm shkollën e mesme. Ajo tha për “Wonderland” se diplomimi është një plan kryesor për të ardhmen, dhe ka ndërmend të studiojë për drejtësi.

“Nëse impenjimet rrallohen dhe do të kem më shumë kohë, kam shumë dëshirë të ndjek studimet për drejtësi- diçka që do ta bëj në një të ardhme.”

Kim ka zgjedhur degën për të cilën është diplomuar babai i saj, Robert Kardashian, i cili vdiq në moshën 59-vjeçare. Nga të gjithë vëllezërit dhe motrat e Kim-it, e vetmja që ka një diplomë universiteti është Kourtney.