Përmes një postimi të një poezie të Viktor Hygo në rrjetet sociale, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka lënë të nënkuptohet se nuk do tërhiqet nga beteja e tij.

Ende nuk dihet nëse Lapaj do të hyjë vetë në Parlament apo do të lë ndonjë tjetër në vend të tij, sipas një deklarate të bërë para zgjedhjeve, teksa koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mori vetëm 1 deputet nga zgjedhjet e 11 majit.

1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!