Qeveria e re italiane do të jetë e qendrës së djathtë. 

63.95% e 51 milionë italianë të thirrur në votën e parakohshme të 25 shtatorit pas dorëheqjes së Kryeministrit Mario Draghi, votuan dhe shumica e tyre kanë zgjedhur të votojnë djathtas.

Poli i majtë me të dhënat e projektuara deri tani ka marrë 26.44% të votës, Lëvizja 5 Yje 15.13% e polit i tretë i përbërë nga Italia Viva e Matteo Renzit e Azione e Carlo Calenda me 7.8% të votës së italianëve.

Pas Fratelli D’Italia , forca e dytë politike më e votuar në vend është Partia Demokratike, që me kutitët e numëruara deri tani ka marrë 19.4% të votës e pas saj Lëvizja 5 Yje me gati 16% të zgjedhjes së italianëve.

Koalicioni i Qëndrës së Djathtë ka marrë deri tani 141 vende në dhomën e Senatit e mazhorancën e duhur për të qeverisur në automoni të plotë në legjislaturën e re italiane.

Ndërsa projeksionet për në dhomën e deputetëve janë akoma më të mira duke kapërcer 43%.

Ajo ç’ka vihet re në këto zgjedhje është një rënie e Partisë Lidhja e Matteo Salvinit që deri më tani ka marrë 9.2% të preferencës së italianëve e një rritje e Partisë Forza Italia e Silvio Berlusconit me mbi 8%.

Giorgia Meloni, liderja e Fratello D’Italia ka zgjdheur të flasë e fundit në këtë natë të gjatë elektorale.

Pas orës 3 të mëngjesit kur projeksionet elektorale ishin mëse të qarta për një fitore të fortë të qëndrës së djathtë e drejt një mazhorance absolute, Giorgia Meloni është ngjitur mbi podiumin e veshur me flamujt tre ngjyrësh italiane e me simbolin e Partisë së saj.

E emocionuar, por e qetë dhe me maturi janë fjalët e saj të para:”Do t’i lë për nesër vlerësimet më komplete, pasi të dhënat nuk janë akoma përfundimtare. Por pas projeksioneve të para mund të them qartë se nga italianët ka ardhur një tregues i qartë, për një qeveri të qëndrës së djathtë e drejtuar nga Fratelli D’Italia.”

“Italia zgjodhi e ne nuk do ta tradhtojmë siç nuk e kemi tradhëtuar kurrë, tha ajo.

E nëse jemi thirrur për të drejtuar kombin do ta bëjmë për të gjithë italianët, për të bashkuar popullin e për të theksuar atë ç’ka na bashkon e jo atë ç’ka na ndan:”

“Kjo është koha e përgjegjësisë, koha kur nëse kërkon të jesh pjesë e historisë duhet të kuptojmë përgjegjësinë që kemi ndaj miliona italianëve që na zgjodhën e ne nuk do t’i tradhëtojmë.”

“Duhet të kujtojmë se sot nuk ëshë një pikë arritje por jemi në një pikë nisje e prej nesër duhet të shfaqim vlerën tonë.”

Në fjalën e saj liderja e Giorgia Meloni zgjodhi të kujtoj dhe ata personi që nuk jetojnë më, me një rererim të qartë për viktimat Covid, “e që meritonin të ishin këtu me ne”, tha ajo.

Me notat muzikore të këngës së Rino Gaetanos, “Il cielo e sempre più blu”,  e me një një letër falenderimi ku qe shkruar “Grazie Italia”, Giogia Meloni, përshëndet të gjithë e tashmë i takon Presidentit të Republikës Sergio Mattatella ta thërras për ta ngarkuar me funsionin e Kryeministres së re italiane.E nëse kjo ndodh do të jetë Kryeministrja e parë femër në historinë republikane italiane.