Trajneri Edi Martini i Teutës falënderoi lojtarët për fitoren dhe thekson se mundësitë janë për të triumfuar në të dyja frontet.

“Ishte një përballje që e vlerësuam. E interpretuam mjaft mirë lojën. Shënuam shpejt dhe ky është detaj i vlefshëm. Përdora rrotacion, pasi gara në kampionat është e gjatë e çdokush na nevojitet.

Teuta vlerëson çdo rival dhe shpreson të arrijë më të mirën në të dyja frontet. Fituam me një skuadër simpatike si Luzi në duelin e parë të Kupës, por duhet të jemi të përqendruar. Më vjen mirë që u zhbllokuan disa lojtarë, që mbeten të vlefshëm për javët e ardhshme.

Falënderoj klubin e Luzit për mikpritjen dhe u uroj suksese në këtë sezon.Tashmë do ta kthejmë vëmendjen te Dinamoja, nuk kemi kohë për të humbur”, u shpreh trajneri Martini.