Flamurtari-Teuta 0-0

Flamurtari: Halilaj, Lukiç, Berisha, Veliu, Rniç, Telushi, Shkodra, Zeqiri, Galiç, Fazliu, Bushiç.Tr: Gugash Magani

Teuta: Moçka, Borshi, Shkalla, Hila, Kotobelli, Musta, Hodo, Gripshi, Lamçja, Cmajcanin, BangalTr: Çezare Bexhi

Gjyqtar: Eldorado Hamiti

Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës në Vlorë, në një takim ku të dy skuadrat kanë shfaqur probleme të dukshme në finalizimin e aksioneve të krijuara.Flamurtari ka dominuar pjesën e parë të ndeshjes, duke iu afruar shpesh portës kundërshtare. Por sulmi vlonjat ka shfaqur vështirësi në finalizimin e aksioneve, duke i munguar forca goditëse e si rrjedhojë pa i krijuar shumë probleme Moçkës. Nga ana tjetër, Teuta ka krijuar dy-tre mundësi shënimi në fundin e pjesës së parë, duke treguar se nuk kishte ardhur vetëm për t’u mbrojtur në Vlorë.Në pjesën e dytë, edhe pse me tre sulmues të mirëfilltë në fushë, pasi Magani ka aktivizuar edhe Shehajn, Flamurtari ka krijuar një numër më të madh rastesh për të shënuar, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë. Vlonjatët janë larguar nga fusha mes kontestimit të publikut, i cili priste diçka më shumë nga ekipi. Ndërkaq, Magani duhet të bëjë llogaritë në javën e ardhshme edhe me mungesën e Veliut, i cili u largua me karton të kuq para fundit të sfidës. Një rezultat final që në të vërtetë nuk ndihmon asnjërën prej skuadrave, të cilat vijojnë të mbajnë të njëjtat pozita në klasifikim, me Flamurtarin në kuotën e 4 pikëve, në ndjekje të Vllaznisë, ndërsa Teuta mban fundin e klasifikimit, me dy pikë, po aq sa Korabi.