Flokët e djegur dhe majat dyshe janë një problem i zakonshëm, sidomos pas përdorimit të shpeshtë të tharëseve, pjastrave apo bojërave.
Shumë njerëz zgjedhin produkte kozmetike për t’i trajtuar, por një pjesë e tyre përmbajnë kimikate që mund ta përkeqësojnë gjendjen në afatgjatë.
Ka edhe mënyra të thjeshta natyrale që mund të bëhen në shtëpi dhe që ndihmojnë në ushqimin dhe rigjenerimin e flokëve.
Një nga kombinimet më të përdorura është mjalti me qumësht. Këta dy përbërës përzihen mirë dhe aplikohen nga rrënja deri në maja. Pas rreth një ore, flokët lahen me shampo. Kjo përzierje ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e flokëve të thatë.
Një tjetër alternativë është qumështi i kokosit me pak lëng limoni. Pasi përzihen, vendosen në flokë për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlahen me ujë. Kjo maskë ndihmon në forcimin e flokëve dhe në përmirësimin e strukturës së tyre.
Edhe banania me vaj ulliri është një zgjidhje e thjeshtë. Banania shtypet mirë dhe përzihet me vaj ulliri, më pas aplikohet në flokë për një orë. Kjo maskë i jep flokëve shkëlqim dhe i bën më të butë.
Ndërkohë, aloe vera vazhdon të mbetet një nga përbërësit më të përdorur për kujdesin e flokëve. Xheli i saj përzihet me pak vaj ulliri dhe vendoset në rrënjë për rreth një orë. Kjo ndihmon në hidratim dhe në reduktimin e dëmtimeve.
Këto metoda nuk kërkojnë shumë kohë dhe përdorin produkte që gjenden lehtësisht në shtëpi. Me përdorim të rregullt, flokët mund të duken më të shëndetshëm dhe më të fortë, pa pasur nevojë për trajtime të kushtueshme.





