Tanket izraelite kanë përparuar në një lagje thellë brenda Rafahut, gjatë një prej netëve më intensive të bombardimeve në qytetin jugor të Gazës që kur Izraeli filloi ofensivën para një muaji.

Siç raportohet, sulmi i Izraelit në Rafah ka bërë që mijëra njerëz të ikin nga ajo që kishte qenë strehë për gjysmën e banorëve të enklavës.

Gjithashtu, sulmi ka ndërprerë edhe rrugët kryesore të hyrjes së ndihmave në Gazë, duke shkaktuar frikë ndërkombëtare për viktima masive.

Por, Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojë qytetin për siç thuhet “të çrrënjosur batalionet e fundit të Hamasit”.

Që nga fillimi i muajit, trupat e tij kanë lëvizur ngadalë drejt Rafahut, shkruan Reuters