Ervis Belollari, është 26-vjeçari që është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, pasi ka mashtruar një biznesmen në Tiranë. Bashkë me 32-vjeçarin Arsen Matollari, ata mashtruan një biznesmen të bimëve medicinale në Lushnjë dhe i morën 6 mijë euro.

26-vjeçari është i njohur në Shqipëri me anë të platformës së TikTokut. Belollari me anë të videove dhe memeve që shpërndan në TikTok, ka fituar famë në këtë rrjet social. Ndërkohë që aty njihet me anë të pseudonimit ‘Delluksi’. 

Delluksi ka dhënë dhe disa intervista në emisionet shqiptare, për shkak se ka qenë figurant në serialin turk ‘Osmani’. Aty i riu, ishte veshur si ushtarë dhe ruante kalanë e Osmanit.