Ishte muaji dhjetor i vitit 2018 ku këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, konfirmuan publikisht se po jetojnë një romancë të bukur dashurie, edhe pse rreth kësaj lidhjeje mediet kishin shkruar shumë kohë më parë.

Por para se të ndanin këtë lajm me të gjithë, çifti është fejuar zyrtarisht më 3 nëntor të 2018-ës. Këtë lajm e ka zbuluar Genci në një postim në Instagram, ku shkruan:

"Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018. Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting."

 Me një dekor shumë romantik, këngëtari është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres së tij.