Vritet me armë zjarri pronari i një televizioni lokal në Lezhë.

Mësohet se ka mbetur i vrarë Kastriot Reçi, pronar i “Media Plus” Tv.

Reçi, nuk është një personazh i panjohur për policinë dhe opinionin publik.

Në vitin 2016, policia zhvilloi një operacion të koduar “Befasia”, ku zbuloi në Mirditë një magazinë droge dhe arrestoi 22 persona, teksa nisi procedimin për 9 gra të punësuara për përpunimin e kanabisit.

Asokohe në media u shkrua se pronar i kësaj magazine ishte pikërisht biznesmeni, Kastriot Reçi, banues në Rrëshen, Mirditë, mbetur i vrarë sot për shkaqe ende të pazbardhura zyrtarisht.