Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi dhe partneri i saj, Kledi Hysa mesa duket së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e çiftit, përmes disa postimeve në InstaStory ata kanë nxitur aludimet e publikut se artistja është në pritje të ëmbël.

Së fundmi Evi ka ndarë me ndjekësit një video duke ecur së bashku me Kledin, ndërsa ajo që ra në sytë e fansave ishte barku i saj rrumbullakosur.

Dyshimet u shtuan më shumë, pasi këngëtarja ka postuar në InstaStory një foto duke u përqafuar me Kledin, ndërsa në sfond ajo kishte vendosur këngën italiane “Dua Vite” (2 jetë).