Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca mund të njohë shtetin e Palestinës në muajin qershor, në kuadër të një konference ndërkombëtare që pritet të mbahet në Nju Jork, në bashkëkryesim me Arabinë Saudite.
Në një intervistë për kanalin France 5, Macron theksoi se njohja e Palestinës është një hap drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe për këtë arsye, në muajt e ardhshëm do ta bëjmë këtë,” – u shpreh ai.
Sipas tij, qëllimi është që konferenca e muajit qershor të shërbejë si momenti kur shumë vende të finalizojnë njohjen reciproke të Palestinës si shtet.
“Qëllimi ynë është diku në qershor, kur ne, me Arabinë Saudite, do të kryesojmë këtë konferencë ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga shumë vende,” – shtoi Macron.