KAKAVIJE, 25 shkurt 2013 – Bllokohen 5kg hashash në pikën kufitare të Kakavijës, ndërkohë që një person është ndaluar nga policia.
Blutë kufitare të Gjirokastrës bëjnë me dije se “Lënda narkotike u zbulua rreth orës 09:00 të ditës së sotme, në automjetin tip “Citroen”, me targa greke YPN 1263, në pronësi Angjellos Llazari, 23 vjeç, lindur dhe banues në Himarë, tashmë i ndaluar”.
Policia saktësoi lënda narkotike, e ndarë në katër pako me pesha të ndryshme, me origjinë nga Lazarati, ishte fshehur në gomën reserve. Ajo kishte për destinacion Athinën.
“Një procedurë ligjore për paraburgimin e 23 vjeçarit ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, thuhet në komunikatën e policisë.





