Një trajner i skuadrave të futbollit në Tenesi, Nashvill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar së fundmi nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar të mitur.

Siç bëjnë me dije autoritetet, Karlo Hurtado Campos harroi telefonin e tij në një restorant dhe pas disa investigimesh janë gjetur disa video që mendohen të jenë të tijat, duke kryer marrëdhënie seksuale me djem të mitur pasi i kishte vënë në gjumë.

Ai shkonte nëpër oborret e shkollave dhe rekrutonte fëmijë për të luajtur futboll, duke i ftuar ata në shtëpitë e tij.

Policia e Franklinit thotë se së paku 10 fëmijë të moshave 9 deri në 17 vjet janë droguar, përdhunuar dhe filmuar nga Campos.

“Duke punuar me shkollat lokale, detektivët i kanë identifikuar dy prej viktimave të tij. Policia shpreson që ata që janë më të afërt me Campos mund të ndihmojnë që t’i vendosin emrat me fytyrat e viktimave të mbetura, respektivisht të paidentifikuara deri tash”, vazhdon njoftimi i Policisë.

Detektivët thonë se fëmijët në video ishin në gjendje aq të pavetëdijshme, sa që mund të mos e kuptojnë se ata ishin viktima.